Osmani falënderon Blinken-in për përkrahjen dhënë popullit të Kosovës
BKT
Lajme

Osmani falënderon Blinken-in për përkrahjen dhënë popullit të Kosovës

N. Mekolli /RTKlive.com

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderua Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.

Në një postim në Twitter, Osmani i ka shprehur mirënjohje SHBA-së, për përkrahjen që ajo i ka dhënë popullit të Kosovës.

“Një falënderim personal për Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.

Ne u jemi mirënjohës partnerëve tanë amerikanë që qëndrojnë gjithmonë me popullin e Kosovës. Së bashku, ne do të bëhemi edhe më të fortë”, ka shkruar Osmani.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dje, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme