FSK-së i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore
BKT
Foto nga Facebook
Lajme

FSK-së i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

Naser Mekolli /RTKlive.com

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë sot të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore.

Mehaj, në një postim në Facebook, shkruan se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugëzbulimit.  Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake”, ka shkruar Mehaj.

Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade, thotë ai.

Ndryshe, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, të premtën, ka paralajmëruar ndihmë ushtarake prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën, por edhe për disa nga shtetet e Ballkanit përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me këtë rast, ka falënderuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, për angazhimin e tij të palëkundur për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe më gjerë.

May be an image of helicopter and outdoors

May be an image of 6 people and military uniform

May be an image of 8 people, military uniform and outdoorsMay be an image of 6 people, people standing and military uniform

 

 


MË SHUME NGA Lajme