Gërvalla kërkon ndihmën e Malit të Zi për aspiratat integruese të Kosovës
BKT
Lajme

Gërvalla kërkon ndihmën e Malit të Zi për aspiratat integruese të Kosovës

RTKlive

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, priti në takim zëvendëskryeministrin e Malit të Zi, Rashko Konjeviq, që është edhe ministër i Mbrojtjes në këtë shtet fqinj të Kosovës.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz e njoftoi ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Malit të Zi, Rashko Konjeviq rreth aspiratave euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe kërkoi ndihmën e Malit të Zi lidhur me aplikimin e Republikës së Kosovës në programin “Partneriteti për Paqe” (PfP) dhe Kartën e Adriatikut”, njofton zyra për informim e kësaj ministrie.

Bëhet e ditur se ministrja, Gërvalla-Schwarz në takim e theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së Republikës së Kosovës në të gjitha bashkëpunimet rajonale që ndërlidhen me siguri.

Ajo e falënderoi Zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Rashko Konjeviq për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës, gjë që sipas saj ka ndikim të shumanshëm në të mirën e sigurisë, stabilitetit dhe demokracisë mes dy vendeve mike.

Ministrja po ashtu e njoftoi ministrin Konjeviq për bisedimet mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Në kontekstin e situatës së sigurisë në rajon dhe më tej ministrja Gërvalla-Schwarz theksoi se duhet vëzhguar me kujdes ndikimin e agresionit rus në Ukrainë tek shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë


MË SHUME NGA Lajme