Sot, 21 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA
Rtklive
Foto: RTKlive
Në Fokus

Sot, 21 vjet nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA

RTK

Kanë kaluar 21 vjet që nga sulmet e përgjakshme të 11 shtatorit 2001, kohë kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës u goditën nga sulmet e avionëve ushtarakë të Al Kaedës.

Sulmet e koordinuara terroriste ndaj Qendrës Botërore të Tregtisë, Pentagonit vranë gati 3 000 Amerikanë nga të gjitha sferat e jetës dhe ndryshuan përgjithmonë rrjedhën e historisë Amerikane dhe horizontin e Nju Jorkut.

Ishte ora 8.46 e mëngjesit të 11 shtatorit të vitit 2001, kur avioni i parë u përplas mbi të parën prej dy Kullave Binjake. Shpërthimi i avionit të dytë në Kullën tjetër ndodhi në orën 9.03 të mëngjesit.

Kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në Manhatan, të përfshira krejtësisht nga zjarri, u shembën brenda pak orësh. Një aeroplan i tretë u përplas në Pentagon, kurse i katërti, i drejtuar kundër Shtëpisë së Bardhë në Uashington, u rrëzua në një fushë afër Shanksville, pasi pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit arritën ta devijonin.

Pasojat qenë të rënda për gjithë botën e sidomos, SHBA-të, e cila u përfshinë në luftën e ashpër kundër terrorizmit. Dëshmitarët shikonin të tmerruar kur viktimat e bllokuara në apartamente në kulla nisën që të hidheshin nga lart drejt tokës, drejt vdekjes së tyre.


MË SHUME NGA Në Fokus