Grunder: I jemi mirënjohës Kosovës, në përkujtimin e 11 shtatorit
Naser Mekolli /RTKlive
Zëvendës ambasadorja e SHBA-së, Alyson Grunder së bashku presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla përkujtuan 21 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.
Zëvendës ambasadorja Grunder tha me këtë rast se, është thellësisht mirënjohëse ndaj solidaritetit të Kosovës për këtë ceremoni në kujtim të 21 vjetorit të sulmeve të tmerrshme që ndodhën në Kullat Binjake.
“Kam nderin që jam këtu për të përfaqësuar qeverinë, popullin e SHBA-së, në ceremoninë e sotme që po përkujton 21 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. I jemi thellësisht mirënjohës solidaritetit të Kosovës në përkujtimin e kësaj ngjarje të sulmeve të tmerrshme që na ndodhën në New York dhe morën jetën e 3 mijë vetave të pafajshëm”, tha ajo.
Grunder përkujtoi se atë ditë kishte qenë në Nju Jork duke shërbyer në misionin e SHBA në Kombet e Bashkuara. “Mund të paramendoni çfarë tronditje kishim. Qëllimi i tyre ishte të merrnim sa më shumë jetë të njerëzve”, tha ajo.
Zëvendës ambasadorja me këtë rast njoftoi se edhe ne Pejë do të ngritët një shtatore në nder të viktimave të 11 shtatorit ne SHBA.























