Kryeziu: Mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave
BKT
Lajme

Kryeziu: Mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave

Fadil Sertolli/ RTKlive

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se deri tani, kryeministri Kurti, zëvendëskryeministri i parë dhe shefi i stafit të kryeministri janë takuar të paktën dhjetë herë me kryetarin e BSPK, Atdhe Hykolli.

“Gjithsej janë zhvilluar mbi 30 takime ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave. Pra komunikim ka pasur. Takime ka pasur. Pjesa më e madhe kërkesave sindikale janë adresuar ose janë duke u adresuar. Mungon arsyeshmëria e kërkesës për 100 euro shtesë dhe gatishmëria nga sindikatat për ecur përpara”, ka shkruar Kryeziu në një postim të tij në Facebook.

Në këtë postim, ai ka numëruar të gjitha takimet që i ka pasur Qeveria me sindikalistët.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur katër takime me përfaqësues të sindikatave, përfshirë BSPK.

Ministri i Shëndetësi, Rifat Latifi të paktën katër takime me përfaqësues të degëve sindikale, përfshirë BSPK.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pasur gjashtë takime me sindikatat e Policisë, Zjarrfikësve, Infermierëve e Arsimit.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arberi Nagavci tetë herë është takuar me përfaqësuesit e SBAShK-ut”, ka shkruar Kryeziu.


MË SHUME NGA Lajme