23:04 / 11.09.2022
Juventus barazon në një ndeshje dramë me Salernitanën
Uran Krasniqi/RTKLive
Një ndeshje dramë është zhvilluar sonte në Torino mes Juventusit dhe Salernitanës.
Juventus ka qenë duke u mposhtur 0-2, e ka barazuar rezultatin, ka shënuar golin e tretë, por më pas goli është anuluar dhe ndeshja ka përfunduar 2-2.
Candreva dhe Piatek kanë realizuar për mysafirët, por Juve është rikthyer me golat e Bremer dhe Bonucci. Goli i anuluar në minutat shtesë ka qenë i Milik.
Aty ka ndodhur edhe një përplasje mes lojtarëve të të dy skuadrave, ku referi ka dhënë edhe tre kartonë të kuq, dhe ndeshja ka përfunduar në atmosferë të tensionuar.
Aktualisht tabelës në Serie A i prinë Napoli, kurse Juventus gjendet në pozitën e tetë e Salernitana në vendin e dhjetë.























