Shoqata "Miqtë e Amerikës" nderoi veprën e mbretëreshës Elizabeth II
Rtklive
Foto: Agim Rexhepi/Facebook
Në Fokus

Shoqata "Miqtë e Amerikës" nderoi veprën e mbretëreshës Elizabeth II

RTKlive

(Plotësuar) Shoqata “Miqtë e Amerikës”, nderoi ot në Prishtinë, veprën e  mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II.

Agim Rexhepi, kryetar i shoqatës, tha se mbretëresha Elizabeth II ishte figurë e shquar. Ai tha se monarkja britanike, bashkë me shtetin britanik, ndihmuan Kosovën para dhe pas luftës.

 “Efektet të tjera, të cilat më kanë shtyrë mua, por besoj edhe të gjithë popullit shqiptar për një veprim të tillë, është se Britania e Madhe, institucionet britanike, populli britanik para luftës, gjatë luftës, por edhe pas luftës kanë bërë veprim të jashtëzakonshme, së pari për ta ruajtur substancën e popullit tonë, pastaj në krijimin e institucioneve politike dhe ushtarake të shtetit të ri të Kosovës”, tha ai.

Flamuri në gjysmë-shtizë do të qëndrojë për pesë ditë radhazi në sheshin “Bill Clinton” në Prishtinë. Mbretëresha Elizabeth II e cila vdiq në moshën 96 vjeç, do të varroset më 19 shtator.

Shoqata `Miqtë e Amerikës` nderon Mbretëreshën Elizabeth II

Shoqata `Miqtë e Amerikës`, sot do të bëjë vendosjen e një flamuri të ri dhe uljen në gjysëm shtizë të flamurit amerikan te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në nderim të vdekjes së Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II dhe ndezja e qirinjëve.

"Mbretëresha Elizabeth II, familja mbretërore, Institucionet e populli Britanik kanë kontribuar shumë para gjatë e pas luftës në Kosovë për mbrojtjen e popullsisë dhe ngritjen e Institucioneve të shtetit të Kosovës. Flamuri do qëndroj në atë gjendje 5 ditë", njofton Shoqata 'Miqtë e Amerikës'.


MË SHUME NGA Në Fokus