Java e tretë e grevës në arsim
BKT
Lajme

Java e tretë e grevës në arsim

RTKlive

Megjithëse ishte parë si mundësi që këtë fundjavë të arrihet një marrëveshje që do të ndërpriste grevën në arsim, një gjë e till nuk ndodhi.

Dy palët sindikatat dhe qeveria kanë fajësuar njëra tjetrën për mos reflektim, ndërsa Këshilli i Prindërve i Kosovës, vlerëson se kjo situatë e përsëritur për të satën herë, në momentin më të rëndë të arsimit në Kosovë, është tërësisht e papranueshme dhe e paarsyeshme, e cila po dëshmohet edhe me çregjistrime të përditshme të nxënësve nga shkollat publike.

Gazetarja e RTK-së, Ganimete Baliu-Kurtishaj, raporton se shkolla “Faik Konica”, në Prishtinë po respekton vendimet dhe greva po vazhdon edhe sot.

 


MË SHUME NGA Lajme