Potter: Chelsea është një sfidë e madhe për çdo trajner
B. Halimi / RTKlive
Skuadra e Chelsea-t e hap një epokë të re me Graham Potter si trajner. Një prej trajnerëve më premtues të Ishullit e ka marrë detyrën në klubin londinez me një marrëveshje pesëvjeçare dhe do të përpiqet të bëjë histori në ‘Stamford Bridge’.
Ai vjen nga Brighton, me të cilin skuadër ka pasur një ecuri të shkëlqyeshme dhe tani tifozët e Chelseat presin që ai të vazhdojë me të njëjtin stil edhe në Londër.
“Chelsea është një sfidë e re dhe e madhe për mua. Ky është padyshim një fillim emocionues. Klubi ka një pronar që më bëri përshtypje me vizionin që ka për periudhën e ardhshme. Do të përpiqem të lë gjurmën e mia këtu dhe jam i lumtur që do të punoj me një grup futbollistësh shumë të talentuar. Ne, së bashku, do të përpiqemi të formojmë një ekip fitues", ka theksuar Potter, në një prononcim për kanalin zyrtar të klubit.























