Sot në Kino Armata filmi “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni”
Kulturë

Sot në Kino Armata filmi “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni”

Shqipe Gashi/RTKlive

Sot më datën 13 shtator do të shfaqet filmi “Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni” në Kino Armata në Prishtinë, duke filluar nga orës 19:00.

“Kah kqyrsha përpjetë, e shihsha veten përfuni” shpalos tregime intime të personave LGBTQ nga Kosova dhe kërkimin e tyre të pareshtur për një vend që u ofron hapësirë për të qenë.

PËR FILMIN

Thonë se shtëpia është ndjenjë, por ku është shtëpia, kur nuk të lejohet të ndihesh në shtëpi as veç brenda trupit dhe mendjes tënde? Çka është vetja, kur ajo vazhdimisht refuzohet dhe përzuret?

Në shoqëri që bujarisht kultivojnë e mirëmbajnë hapësira ku vetët heteronormative mund të performohen e që janë gati natyrshëm mos pranuese ndaj vetëve që janë ndryshe nga normalja e pranuar përgjithësisht – pesha e të qenit është shpesh e papërballueshme.

Sidoqoftë, lufta për depërtim është e fuqishme!


MË SHUME NGA Kulturë