Murati: Sindikatat s`kanë arsye të refuzojnë marrëveshjen e ofruar
BKT
Foto:Valjeta Shala/RTK
Lajme

Murati: Sindikatat s`kanë arsye të refuzojnë marrëveshjen e ofruar

Valjeta Shala/ RTK

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nuk kanë arsye sindikatat të refuzojnë marrëveshjen që ka ofruar Qeveria. Ndërkaq Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh e shqetësuar se nuk do zëvendësohen orët e humbura të mësimit.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nuk kanë arsye sindikatat të refuzojnë marrëveshjen që ka ofruar Qeveria.

“Ka një refuzim të pakuptimtë nga hapat që ka ndërmarrë Qeveria, kërkesat kanë qenë tri dhe të gjitha i ka miratuar Qeveria. Të tri kërkesat qeveria ka paraparë t’i plotësojë, por që kemi parë barrikadim nga ana e sindikatës”, ka thënë Murati në një conference për shtyp, pas takimin me Këshillin Grevist.  

Ai shtoi se  “Të gjithë duhet të lëvizin nga pozicionet që mos të pësojnë nxënësit. Arsimi është në interes tonin dhe rezultatet e dobëta na kushtojnë".

“ Ne kemi vendosur edhe pako duke parë nevojat. Për të gjitha kërkesat ne kemi ofruar shtesa për të gjithë me pako. Te kërkesa e dytë për sigurime shëndetësore dhe ky ligj është në proces e sipër.  Është e rëndësishme që reforma e asistencës sociale të shkoi karshi me atë pensionale”  -ka deklaruar ndër të tjera ministri Murati.

Ndërkaq  Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u shpreh e shqetësuar se nuk do zëvendësohen orët e humbura të mësimit.

“580 mijë orë janë të humbura, për mua është shqetësuese se nuk do të zëvendësohen orët e humbura. Shqetësuese të përmendet me kaq lehtësi se nuk do të zëvendësohet asnjë orë”, ka thënë Nagavci në konferencë për shtyp.

Sipas saj , Ministria do të shqyrtojë kalendarin e mësimit shkollor, të mos dëmtohen nxënësit, pasi të dëmtuar mbeten vetëm fëmijët dhe prindërit që i dërgojnë në shkolla publike.

Ajo tha se është kërkuar që  mësimdhënësit të trajtohen dinjitetshëm,  dhe kjo  do të rregullohet me ligjin e  pagave.

 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbajti konferencë për media bashkë me ministrin për Financa e Transfere, Hekuran Murati e ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, pas takimin në orët e mëngjesit me Këshillin Grevist.


MË SHUME NGA Lajme