Joao Mario: Juve kanë lojtarë të mëdhenj
BKT
Sport

Joao Mario: Juve kanë lojtarë të mëdhenj

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ylli i Benficas, Joao Mario, në konferencën për media, një ditë para duelit me Juventusin, ka thënë se torinezët janë skuadër e fortë pavarësisht se nuk po kalojnë formë të mirë.

Juve dhe Benfica do të ndeshen nesër mbrëma në Torino, në kuadër të xhiros së dytë në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Ish-lojtari i Interit thotë se Juve kanë lojtarë të mëdhenj dhe të rëndësishëm.

“Juventusi luan në shtëpi. Ata nuk po kalojnë në formë të mirë, megjithatë, ata janë skuadër shumë e fortë. Kanë lojtarë të mëdhenj, lojtarë të rëndësishëm të nivelit ndërkombëtar”, tha Mario.

“Ne presim një skuadër tipike italiane, taktikisht të fortë dhe ne duhet të bëjmë më të mirën”, theksoi portugezi.