Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
RTKlive
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafire e parë do të jetë Elmaze Nura, drejtoreshë e festivalit `Summer cult` .
Kurse Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, flet për disa tema. “A do të kemi dimër të “nxehtë” këtë vit, a kemi një plan për krizën energjetike?, a do të ketë stabilizim të çmimeve të produkteve ushqimore dhe si të dilet nga kjo situatë.
Kryeqyteti mirëpret edicionin e 23-të të festivalit “street fest” Për këtë i ftuar është Fatos Bajqinovci – organizator.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























