Procedohet për Kuvend draftligji për parandalimin e dhunës në familje
BKT
FOTO/ Valjetë Shala/ RTK
Lajme

Procedohet për Kuvend draftligji për parandalimin e dhunës në familje

Valjetë Shala &Afet Bela/ RTK

(E plotësuar, ora 10:40) Me 6 vota për është proceduar Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

Hilmi Jashari, tha se përparësia më e madhe është përgjegjësia qe kemi ndaj konventës së Stambollit dhe tjetra është barazia gjinore dhe komponenta e promovimit, por zbatimi dhe monitorimi mbetet sfidë. Ai ka falënderuar deputetët për besimin që i kanë dhënë ndaj këtij draft ligji, raporton RTKlive.

Kurse deputetë e tjerë dhanë sugjerimet dhe komentet e fundit sa i përket draftit final

(E plotësuar, ora 10:30) Ka filluar mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione

Deputetja Tinka Kurti, tha se sot jemi duke diskutuar për dhunën në baza gjinore dhe ligji nuk e ka pjesën penale.

"Prej fillimit të këtij ligji na ka ra për me pa plot raste fatale të dhunes ndaj grave dhe përdhunimeve. Shpresoj që ky ligj do ta ndihmojë sistemin e drejtesise dhe do ta mundësojë mbrojtjen e të drejtave të grave", tha ajo.

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione sot mban mbledhje.

Në kët mbledhje do të ketë diskutim final lidhur me Draftligjin për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore.

Për këtë.të ftuar janë ftuar: Nita Shala – zëvendësministre e Drejtësisë dhe Hilmi Jashari – ekspert, i autorizuar për këtë projektligj nga Komisioni, mbështetur nga UN WOMEN.

Po ashtu në këtë mbledhje do të ketë rishikim të planit të punës së Komisionit Funksional për sesionin vjeshtor 2022.


MË SHUME NGA Lajme