12:00 / 14.09.2022
Osmani flet me presidentin letonez, urgjente heqja e vizave për Kosovën
Afet BELA/ RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka biseduar në telefon me presidentin e Letonisë, Egils Levits.
Osmani ka shkruar në 'Twitter' se me homologun e saj ka biseduar për vizat dhe zhvillimet në Ukrainë.
"Unë fola me Presidentin e Letonisë si pjesë e konsultimeve të mia të rregullta me homologët. Diskutuan çështjet dypalëshe, urgjencën për të dhënë liberalizimin e vizave për Kosovën dhe rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për Ukrainën. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Letonisë për integrimin tonë euroatlantik", ka shkruar Osmani në "Twitter".























