13:27 / 14.09.2022
Mblidhet KP i Forumit të Gruas të LDK-së, zgjedhen organet e reja
M. MIftari/RTKlive
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) njofton se mban mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Forumit të Gruas së LDK-së, me moton “Gra të fuqizuara, Shtet i fuqishëm”.
Mbledhja e KP-së të Forumit të Gruas të LDK-së mbahet sot (e mërkurë), më datë 14 shtator, nga ora 18.00, në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur nga komunikata, mbledhja e KP-së të Forumit të Gruas do të zhvillohet në dy sesione dhe do të jenë prezentë krerët e kësaj partie, duke përfshirë dhe kryetarin e saj, Lumir Abdixhiku, ndërsa në sesionin dytë, sikundër thuhet në komunikatë, do të bëhet zgjedhja e organeve të Forumit të Gruas së LDK-së.























