13:30 / 14.09.2022
Lajçaku në Strasburg flet për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor
Afet BELA/ RTKlive
Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot në Strasburg është takuar me Sekretaren e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriq.
"Në Strasburg sot, në Komitetin e Ministrave, fola për bërjen realitet të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor, sfidat me të cilat po përballemi dhe se si organizatat tona mund të punojnë së bashku në adresimin e tyre. Unë gjithashtu diskutova zhvillimet e fundit me Sekretaren gjenerale", ka shkruar në Twitter.
Kurse Sekretarja e Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviç Buriq, tha se ka qenë pozitiv takimi me Lajçakun.
.























