PriFest publikon programin garues - kategorinë e filmave ballkanik
Rtklive
Kulturë

PriFest publikon programin garues - kategorinë e filmave ballkanik

Shqipe Gashi/RTKlive

Në vijim të maratonës së publikimit të line up-it të filmave që do shfaqen përgjatë edicionit të 14-të të PriFest, shpaloset kategoria e filmave ballkanik të metrazhit të gjatë, si kategori kryesore e festivalit. Pesë filma do të garojnë për çmime dhe janë të gjitha premiera kosovare.

 Filmat konkurues:  

1. Vera Andrron Detin nga Kaltrina Krasniqi - Kosovë, Maqedoni e Veriut, Shqipëri  PremierëKosovare 83 min;

2. Virgjëresha Shqiptare nga Bujar Alimani – Gjermani, Shqipëri, Belgjikë, Kosovë / Premierë Kosovare 120 min;

3. Working Class Heroes nga Miloš Pušić – Serbi / Premierë Kosovare 85 min;

4. Deset u Pola nga Danis Tanović – Bosnja dhe Hercegovina / Premierë Kosovare 95 min;

5. Sisterhood nga Dina Duma – Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi / Premierë Kosovare 90 min.

Çmimi kryesore i cili do të ndahet prej këtij viti do ta mbaj  emrin ‘’Vjosa Berisha’’.

Çmimet që do të ndahen në këtë kategori janë: 

Hyjnesha e kuqe për filmin më të mirë (Çmimi Vjosa Berisha);

Hyjnesha e Artë për regjisorin më të mirë;

Hyjnesha e Artë për aktoren më të mirë;

Hyjnesha Artë për çmimin e aktorit më të mirë.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.


MË SHUME NGA Kulturë