Shënohen aktivitete kushtuar 115 vjetorit të lindjes së Kutelit
Rtklive
Kulturë

Shënohen aktivitete kushtuar 115 vjetorit të lindjes së Kutelit

RTKlive

Në kuadër të vitit të Kutelit, shënohen aktivitete kulturore kushtuar 115 vjetorit të lindjes së tij.

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizoi në mjediset e saj aktivitetin kushtuar 115- vjetorit të lindjes së Mitrush Kutelit. Ky aktivitet u organizua në vijimësi të shpalljes së vitit 2022 nga Bashkia e Pogradecit dhe nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë si viti i Kutelit.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtoresha e QKLL-së  Alda Bardhyli e vlerësoi Kutelin si një mjeshtër të gjuhës shqipe, një personalitet kompleksi, i cili ende nuk është shpalosur në dimensionin e kontributit të tij të plotë nga studimet tona shpreh.

“Në këtë 115-vjetor do të doja të kishim më shumë studiues dhe studime për Kutelin, më shumë këndvështrime nga kritikë e letërsisë mbi veprat e tij”, deklaroi ajo.

Nga studiues të shumtë të letrave shqipe u kujtua jeta dhe krijimtaria letrare e Mitrush Kutelit. Kështu studiuesja dhe profesoresha Lili Sula foli për rëndësinë e veprës së Kutelit dhe për nevojën që kjo vepër të rimerret nga katedrat letrare dhe, duke e cilësuar veprën e Kutelit si të keqintepretuar nga censura e kohës kur ajo u botua, të ripropozohet në kurrikulat universitare duke u zhveshur nga analiza e bërë që në sistemin e kaluar për t’u rishfaqur ndryshe, reale, edhe pse kjo ngjet ende pak e vështirë.

Ndërsa në aspektin gjuhësor të krijimtarisë së Kutelit, disa studiues e vlerësuan se është guri i themelit në letrat bashkëkohore shqipe. Veç aspektit letrar e gjuhësor, krijimtaria e Kutelit u trajtua edhe në segmentin kinematografik, ku Eduart Makri, drejtori i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, vlerësoi se moskohësia dhe drama ekzistenciale e qenies njerëzore të vepra “E madhe është gjëma e mëkatit” është një nga veprat më të arrira të Kutelit, që ende vazhdon ta dojë duke e konsideruar për realizimin e saj në kinema.


MË SHUME NGA Kulturë