Në takimin Abdixhiku-Sarrazin, temë dialogu dhe vizat
BKT
Lajme

Në takimin Abdixhiku-Sarrazin, temë dialogu dhe vizat

E.Hot/RTKlive

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiu është takuar sot me të dërguarin e posaçëm të qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Gjatë takimit u diskutua për procesin e dialogut Kosovë – Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoj lartë angazhimin e shtuar të qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.

“Po ashtu temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku kryetari Abdixhiku rikonfirmoi që LDK mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen barabarësisht.

LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit”, njofton LDK .


MË SHUME NGA Lajme