19:34 / 14.09.2022
Milan-Dinamo Zagreb, kështu mbyllet pjesa e parë
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Pjesa e parë mes Milanit dhe Dinamos së Zagrebit, është mbyllur me epërsinë e skuadrës italiane me rezultat 1-0.
‘Rossonerët’ dhe skuadra kroate po luajnë në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së dytë në Grupin E në Ligën e Kampionëve.
Skuadra italiane kishte iniciative në terren në pjesën e parë, derisa golin e avantazhit e arriti përmes Giroud (45’) nga penalltia.
Ndërkaq, pjesa e parë e sfidës tjetër që po luhet në këtë kohë mes Shakhtar dhe Celtic-ut është mbyllur baras 1-1.
Pas pak nisin pjesët e dyta.























