SBASHK: Sindikatat e Arsimit të Evropës do të alarmojnë situatën
BKT
Foto: SBASHK
Lajme

SBASHK: Sindikatat e Arsimit të Evropës do të alarmojnë situatën

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Në komunikatën e lëshuar nga kjo Sindikatë thuhet se drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Susan Flocken ka shprehur përkrahje të fuqishme në emër të 11 milionë anëtarëve nga e tërë Evropa dhe ka shtuar se do të komunikojë edhe me Konfederatën e Shërbyesve Civilë të Evropës për të alarmuar për gjendjen.

“Duke dëgjuar se Qeveria në vend të dialogut, ka zgjedhur gjuhë presioni e shantazhi ndaj kryetarit Jasharaj, i cili tani është detyruar të ketë lëvizje të kufizuara për t’i ikur ekseseve që mund të inskenohen nga simpatizantë të partisë në pushtet, zonja Flocken është interesuar edhe për rrjedhën e grevës dhe për presionet që po bëhen ndaj grevistëve në sektorin e arsimit dhe sektorin e shërbyeseve civil”, thuhet në komunikatën e Sidikatës së Arsimit.

Tutje thuhet se drejtoresha Flocken ka deklaruar se do të alarmojë Komisionin Evropian dhe sektorët gjegjës në BE dhe në koordinim me ta do të udhëtojë në Kosovë për të ofruar përkrahjen e fuqishme për SBASHK-un dhe SPAK-un.

“Qëndroni të palëkundur në mbrojtje të anëtarësisë tuaj edhe përkundrazi të gjitha këtyre presioneve ju përcjelli përkrahjen time dhe të të gjithë anëtarësisë së Sindikatave të Arsimit të Evropës për anëtarësinë e SBASHK-ut dhe të Kryetarit Jasharaj”, citohet t’i ketë thënë drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit të Evropës Susan Flocken, drejtuesve të SBASHK-ut.


MË SHUME NGA Lajme