20:12 / 14.09.2022
Wenger: Arsenali mund të ‘luftojë’ për titull
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mendon se ‘Topçinjtë’ mund të ‘luftojnë’ për titull këtë sezon të garave.
Sipas strategut francez, londinezët pas shumë sezonesh, kanë ndërtuar një skuadër që mund të garojë për kreun e tabelës.
“Që nga fillimi i këtij sezoni nuk ka pasur ekip më të fortë. Arsenali i ka shanset, kanë potencial”, tha Wenger.
“Shpresoj se do t’ia dalin, të paktën të jenë në topkatërshen dhe pse jo edhe për titull. Unë mendoj se ata mund të ‘luftojnë’ për titull të kampionit”, theksoi Wenger.























