Sarrazin: Bisedime produktive për liberalizim të vizave|Video
BKT
Foto: RTKLive
Lajme

Sarrazin: Bisedime produktive për liberalizim të vizave|Video

Jeton Musliu/RTKlive

Emisari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka dhënë një intervistë për magazinën informative "Lajmet e Fundit".

Sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, Manuel Sarrazin,emisar për Ballkanin Perëndimor i qeverisë së Gjermanisë,  u shpreh se është shumë optimist.

Madje ai tha  se optimizmi i tij është rritur edhe më shumë se kjo do të ndodhë së shpejti, ndonëse nuk dha ndonjë datë.

“Gjermania është mbështetje e madhe e liberalizimit dhe po punohet shumë”, tha Sarrazin, raportin RTKlive.

"Kam ndjenjën se ka bisedime produktive që po bëhen për liberalizim të vizave", tha ai, duke shtuar se kriteret për liberalizim të vizave janë të qarta dhe ato janë përmbushur.

I pyetur nëse liberalizimi mund të ndodhë në fund të muajit tjetër, në mënyrë që intervista e radhës të realizohet me të në Berlin, por pa pasur nevojë të shkohet atje me vizë, Sarrazin tha se ky proces merr pak më shumë kohë sesa një muaj.

Sarrazin: I pazbatueshëm modeli i dy Gjermanive për Kosovë-Serbi

Sa i përket Asociacionit të komunave me shumicë serbe, emisari gjerman deklaroi se korniza dhe standardet janë të qarta, sepse  janë marrëveshje të Brukselit, por edhe  vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

"Por këto pika janë të qarta. Është vendimi i Gjykatës Kushtetuese  që duhet zbatuar edhe  marrëveshjet e Brukselit"., tha ai, raporton RTKlive.

 Sa i përket modelit gjermano-gjerman të arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës e Serbisë, Sarrazin u shpreh se ka dallime kohore edhe në strukturë, nëse bëhet marrëveshje e tillë, sikurse ajo mes dy Gjemanive.

"Nuk besoj se thjesht të merret modeli e të kopjohet e të funksionojë", tha Sarrazin. Ai tha se nuk beson se pavarësia e Kosovës mund të ketë ndonjë krahasim të cfarëdo lloji me Ukrainën

. "Nuk është fare e krahasueshme dhe nuk do ta lejojmë vetën të hyjmë në diskutime të tilla fare", tha Sarrazin, raporton RTKlive.

Duke folur për diskonim negativ të popullit serb për anëtarësim të Serbisë në BE, sipas Sarrazin,  në secilin proces të zgjerimit, ka qenë e qartë se duhet qenë atraktiv për të tërhequr vendet e tjera.

"Unë besoj se BE-ja është më e mirë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor brenda". Ai tha se integrimi evropian është formë e mirë kundër ndikimit rus, por BE-ja ofron reforma në të gjitha fushat dhe kjo është lufta më e mirë ndaj ndikimit rus.

Sarrazin citon kancelarin Scholz-marrëveshje me njohjen në qendër

Manuel Sarrazin deklaroi se Gjermania ka njohur  pavarësinë e Kosovës dhe kanë kërkuar nga të gjithë ta bëjnë këtë. "Deri në një masë të caktuar, secila  palë duhet të koncentrohet se cfarë mund të bëjnë vetë në dialog", deklaroi Sarrazin.

Ai tha se shtete anëtare që mund të bëjnë është që Lajçakut t'ia lehtësojnë punën, duke ia besuar procesin e  dialogut.

"Vendet anëtare ia kanë besuar atij këtë punë dhe ne inkurajojmë palët të jenë konstruktive".

Sarrazin deklaroi se këshilluari gjerman që ndihmon Lajçakun është ekspert i shkëlqyer dhe se tani për tani nuk mund të flasë për agjendën e tij. Ai tha se duhet pyetur atë nëse ka kornizë të re të dialogut Kosovë-Serbi, ashtu siç është shprehur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Emisari gjerman u shpreh se në çdo dialog, secila palë dhe secili shtet vendos se çfarë të ketë në tavolinë. "Qëndrimi i Kosovës është  shumë i qartë në këtë drejtim. Por nuk mund të them asgjë tani, por marrëveshjet e Brukselit duhet të zbatohen", tha Sarrazin, duke shtuar se secila palë duhet të japë propozime.

"Kosova është vend demokratik e  sovran e normal që duhet të ketë debat dhe është bukur se si shoqëria në Kosovë do të marrë këtë vendim".

Ai tha se kancelari Scholz, kur është pyetur nga një gazetar serb, nëse do të ketë njohje të ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë, e kur ai e thotë publikisht se kjo njohje duhet të jetë në qendër të marrëveshjes mes dy vendeve, atëherë nuk e di pse duhet të ketë dyshime për këtë.

"Scholz është njeri i parimeve dhe e thotë atë që e mendon". Sarrazin deklaroi se në “Procesin e Berlinit”, nuk ka njohuri për ndonjë takim tjetër mes Kurtit dhe Vuçiqit, përveç atij në kuadër të “Procesit të Berlinit”.

 Sarrazin: Është e qartë, njohja reciproke është qëllim i dialogut

Manuel Sarrazin deklaroi se procesi i dialogut ka bërë dhjetë vjet dhe tani po vijmë tek situata ku kërkohen rezultate.

"Nuk ka shkallë më të lartë të seriozitetit në këtë drejtim dhe po përfshijmë gjithçka në këtë drejtim", tha Sarrazin. Ai u shpreh se tani në Gjermania ka qeveri të re dhe është një lloj vazhdimësie e qeverisë së kaluar, por ka disa thekse në politikën e jashtme.

"Thjesht po investojmë përpjekjet që mundemi në dialog". Emisari gjerman u shpreh se ai merret me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por sipas tij ka edhe zyrtarë të tjerë.

"Lajçak është kuzhinieri dhe ne jemi ndihmësit për të kontribuar për aq sa në jepet mundësia", ilustroi Sarrazin situatën aktuale me emisarët e caktuar për dialogun Kosovë-Serbi.

"Besoj se është e qartë progresi që duhet të arrihet në bisedime. Kemi disa marrëveshje që nuk janë përfundimtare. Duhet të ballafaqohemi me problemet që janë trajtuar në marrëveshjet e Brukselit. Në fund na duhet marrëveshja për normalizim të plotë të nënshkruar nga të dy palët", tha Sarrazin, sipas të cilit përmbushja e marrëveshjeve të nënshkruara nga Kosova është pjesë e kësaj. Ai tha se nuk duhet të ketë mungesë të vullnetit për dialog.

"Nganjëherë pala serbe flet për njohjen në anën negative, por është bërë krejtësisht e  qartë nga vizita e kancelarit Scholz në rajon se njohja është qëllimi dhe presim nga Kosova të flasë për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”, u shpreh Sarrazin, sipas të cilit, është thënë shumë qartë se kjo nuk bën kërcënim ndaj shtetësisë së Kosovës.

“Por nuk ka temë tabu në dialog", deklaroi Sarrazin, duke shtuar  se duhet të folur dhe të dilet me propozime. "Kam ndjenjën se ka vullnet në shoqërinë e Kosovës se duhet ët flitet për këto tema dhe për palën serbe kam ndjenjën se duan të flasin për njohje".

Emisari i Gjermanisë në Kosovë, përgatitje për “Procesin e Berlinit”

Në këtë intervistë, Sarrazin u shpreh se ka ardhur në Kosovë për të krijuar oreksin për samitin që do të mbahet në Berlin, i iniciuar nga kancelari Scholz.

“Procesi i Berlinit që do të mbahet në nëntor, do të jetë një shenjë për  të nxitur oreksin për këtë proces”, tha Sarrazin. Ai u shpreh se ka ardhur në Kosovë nga Beogradi dhe sot ka takuar zyrtarë të qeverisë dhe opozitës për të folur për tranzicionin  e energjisë dhe tema të tjera.

Sarrazin u shpreh se ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, si edhe kancelari gjerman e duan shumë këtë rajon.

"Duam ta shtyjmë përpara këtë format dhe ky është proces në të cilën mund të arrihen shumë gjëra pozitive", tha Sarrazin për RTK-në.

Ai u shpreh se duhet qartësuar se Gjermania i jep mbështetje z. Lajçak për dialogun Kosovë-Serbi.

Sipas tij, caktimi i këshilltarit gjerman për Lajçakun është mbështetje për dialogun. Sarrazin u shpreh se edhe në koalicionin brenda qeverisë gjermane, dialogu  është prioritet për qeverinë e Gjermanisë.


MË SHUME NGA Lajme