Kuvendi mbajti seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor
BKT
Foto RTKlive
Lajme

Kuvendi mbajti seancën e parë plenare për sesionin vjeshtor

Afet Bela / RTKlive

(E plotësuar) Kuvendi i Republikës së Kosovës, nën udhëheqjen e kryetarit Glauk Konjufca, mbajti sot seancën e parë të sesionit vjeshtor.

Me propozim të kryetarit Glauk Konjufca seanca e sotme ndërpreu punimet, për të vazhduar javën e ardhshme.

LIVE|Kurti: Për shportën ushqimore, kemi pakon e inflacionit

(E plotësuar, ora, 13:52) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor. Në këtë seancë si pikë e rendit të ditë është greva që ka ndërprerë mësimin dhe disa institucione të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për pakon e re ekonomike e cila është prezantuar ditë më parë. “Në muajt në vijim do të ndajmë 150 milionë euro, që është pakoja e vjeshtës që iu bashkëngjitet pakos së pranverës që ishte 200 milionë euro”, tha ai.

Për takimet që ai ka pasur me sindikalistët grevist, ai ka sqaruar se ai takon BSPK-në, Ministrja Nagavci takon përfaqësues të SBASHK-ut. “Nuk është problemi tek mungesa e komunikimit dhe arrogancës”, tha ai.

Kurti vlerësoi se nuk mund të ndahet shtesë për një kategori të caktuar. “Ai 50 euro është më i madh me përqindjen e rritjes ekonomike. Në projektligjit e pagave që është në dëgjim publik, janë marrë për bazë të gjitha kërkesat e sindikatave. Për arsimin jemi kujdesur që të ketë barazi”, theksoi ai.

Kurti tha se rrënohet buxheti nëse bën kërkesa partikale. “Në shportën ushqimore, kemi pakon me përballje me inflacion. Ne sot po ndihmojmë familjen e mësimdhënësit, pagoja ushqimore nuk duhet të lidhet më shportën ushqimore, por me cilësinë në arsim”, theksoi ai.

Sipas tij shtesa prej 50 euro nuk do të jetë deri në miratim të ligjit të pagave, por me përballjen e inflacionit.

LIVE|Nagavci: Greva në arsim po ndodh për të shkak të agjendave

(E plotësuar, ora, 13:15) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor. N Në këtë seancës si pikë e rendit të ditë është greva që ka ndërprerë mësimin dhe disa institucione të Kosovës.

Për grevën ka folur edhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci. Sipas saj po punojnë për të zhvillimin sistemin arsimor në vend, raporton RTKlive.

“Sot jemi në një situatë të pakëndshme, janë bërë 11 ditë që nxënësit tanë nuk po realizojnë të drejtën e tyre e tyre për arsim”, tha ajo. Sipas saj nuk po ndodh greva për shkak të mësimdhënësve, por për shkak të agjendave aspak të drejta, që më së shumti po i dëmtojnë fëmijët.

Nagavci,tha edhe në këtë seancë se është bërë në mënyrë të veçantë trajtimi i mësimdhënësve në Ligjin e ri të pagave. Ajo bëri me dije se është rritur buxheti në arsim më 12 %.

LIVE|Tahiri: Vonesat për ligjin e pagave nuk janë të arsyeshme

(E plotësuar, ora, 13:10) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor. Në këtë seancës si pikë e rendit të ditë është greva që ka ndërprerë mësimin dhe disa institucione të Kosovës.

Besnik Tahiri nga AAK-ja, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për mos reagimin ndaj kësaj greve dhe ballafaqim. Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka komunikim me sindikalistët dhe kjo nuk është e mirë. Sipas tij edhe vonesat për ligjin e pagave nga qeveria e Kosovës nuk janë të arsyeshme.

Tahiri theksoi se edhe mos implementimi i projekteve që ka bërë që të kemi buxhet të pa shpenzuar nuk shkon në zhvillim të vendit.

LIVE|Nis debati parlamentar për grevën e përgjithshme

(E plotësuar, ora 12:22) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor.

Pas deklarimit jashtë rendit të ditës të deputetëve dhe miratimit të disa projektligjeve, tani ka filluar debati parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK)

Miratohen projektligjet për FSK-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes

(E plotësuar, ora 12:20) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor.

Në këtë seancë është bërë shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe më pas është miratuar ai, po ashtu është bërë Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe më pas është miratuar ai, po ashtu Kuvendi bëri shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes dhe më pas e miratoi atë.

Kuvendi po shqyrton projektligjet për FSK-në e Ministrinë e Mbrojtjes

(E plotësuar, ora 11:50) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor.

Në këtë seancë po bëhen shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtje.

LIVE|Murati: Me inflacion janë prekur të gjitha vendet e botës

(E plotësuar, ora 11:20) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se me inflacion janë prekur të gjitha vendet e botës.

“Ne si qeveria kemi bërë më së shumti deri më tani, në krahasim me atë që kanë bërë të gjitha qeveritë e kaluara. Secili pensionistë ka marrë mbi 420 euro, kemi ndarë shtesa për studentë, për familjet që kanë nevojë, kemi ndarë subvencione për bujqësinë, etj”, tha ai.

LIVE|Kuvendi nis debatin rreth grevës në arsim dhe pakos ekonomike

(E plotësuar, ora, 10:55) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur për grevën që ka bllokuar sistemin arsimor në vend. “Duhesh të kesh një hall të madh që të ushqesh këtë krizë për të gjetur fajtorin. Për këtë krizë përgjegjës është vetëm një, kryeministri i Kosovës Albin Kurti”, tha ai.

Sipas tij përtej krizës në arsim, Kosova ka edhe krizën energjetike e cila me afrimin e dimrit do të përkeqësohet edhe më shumë. Ai tha se inflacioni ka arritur rreth 20 %. “Inflacioni po rritet, kurse masat e qeverisë janë inekzistent, kurse investimet publike nuk po ekzekutohen”, tha ai.

Duke përmendur edhe si shqetësuese largimin e qytetarëve të Kosovës, për në vendet perëndimore.

LIVE|Krasniqi: Qeveria ka bllokuar 700 milionë euro

(E plotësuar, ora, 10:45) Kuvendi i Kosovës, po vazhdon punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kritikuar politikat e qeverisë dhe veprimet që i ka marrë qeveria.

“Kjo qeveri me kokëfortësi ka refezuar propozimet tona për të marrë masat. Qeveria po bën edhe një dëm të madh ekonomik për investimet kapitale. Nga 700 milionë euro deri tani, ajo ka bllokuar investime kapitale publike. Ato 700 milionë euro janë të bllokuar dhe po rrinë”, tha ai sot në Kuvendin e Kosovës. Ai ka kërkuar që qeveria të marrë masa urgjente.

Muja: Me pakon ekonomike, përfitojnë 600 mijë qytetarë

Në emër të Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Armend Muja, tha se Kosova ka shumë sfida të ndryshme. Ai ka informuar deputetët dhe qytetarët për pakon ekonomike që ditë më parë është prezantuar nga qeveria e Kosovës.

“Kjo pako është për 600 mijë qytetarë të Kosovës”, tha ai. Sipas tij shkollat duhet të hapen, ndërsa betejat politike të vazhdojnë në platformat  tjera.

LIVE| Nis seanca e Kuvendit

(E plotësuar, ora, 10:43) Kuvendi i Kosovës, ka filluar punimet e seancës së parë të sesionit vjeshtor.No description available.

FOTO/Qendresa Duraku/ RTK

Kuvendi sot i kthehet sesionit vjeshtor

Sot Kuvendi i Kosovës, më fillim në ora 10:00, do të fillojë punimet e sesionit vjeshtor.

Në këtë seancë në rend dite janë 16 pika. Seanca do të fillojë me miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, do të vazhdojë me deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësim në komisione parlamentare.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,  shqyrtimi i parë i Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, raporton RTKlive.

Do të ketë debat parlamentar për Grevën e përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës, shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për Noterinë dhe  shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.


MË SHUME NGA Lajme