Sot Kuvendi shënoi Ditën e Demokracisë |Video
Rtklive
Foto arkiv/ RTK
Në Fokus

Sot Kuvendi shënoi Ditën e Demokracisë |Video

A.Bela / RTKlive

Nën ombrellën e Forumit për Transparencë Parlamentare, të enjten, më 15 shtator 2022, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënoi Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë.

Në orën 10:00 u hapën dyert për të gjithë qytetarët që dëshiruan të vizitojnë institucionin e tyre përfaqësues.

Në ceremoninë e hapjes, një fjalë rasti mbajti kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Po ashtu të pranishmëve iu adresuan edhe drejtorja e NDI-së për Kosovë, Nancy Soderberg dhe koordinatorja e Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), Arnhild Spence.

Në kuadër të shënimit të kësaj dite u mbajt  edhe panairi i shoqërisë civile, garë shahu nga persona të verbër, debate dhe aktivitete të tjera që afirmojnë demokracinë.

https://m.youtube.com/watch?v=AsGWUzJxFiI

 

 


MË SHUME NGA Në Fokus