LIVE|Von Bone: Salih Mustafa të shpallet i pafajshëm
Afet Bela / RTKlive & M.Miftari/RTKlive
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.
Duke u bazuar në faktet e paraqitura, avokati mbrojtës, Von Bone, ka kërkuar lirimin menjëhershëm të Salih Mustafës nga çdo aktakuzë që rëndojnë mbi të, “ngase ai ka rrezikuar veten duke mbrojtur popullatën e pambrojtur civile dhe nuk ka kryer krime që po pretendon Prokuroria.”
Në deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes në Dhomat e Specializuar të Kosovës, në Hagë, avokati Von Bone ka thënë që Salih Mustafa të shpallet i pafajshëm nga të gjitha akuzat për të cilat ngarkohet.
“Salih Mustafa ka vënë jetën në rrezik për njerëzit, duke shërbyer në të mirë të përgjithshëm, si objektiv i tij”, ka deklaruar mes tjerash, avokati Von Bone.
Teksa shpalosi të kaluarën e Salih Mustafës, avokati mbrojtës, duke kërkuar drejtësi, ka bërë thirrje Gjykatës që i akuzuari të lirohet menjëherë nga paraburgimi.
(E plotësuar) Von Bone: Dëshmitë janë jobindëse
Avokati mbrojtës, duke shpalosur faktet e dëshmitarëve të mbrojtur, të cilësuar viktima të dhunës në Zllash, vuri në pah mospërputhjet e fakteve mes palës akuzuese dhe palës mbrojtëse, pra fjala është te ndërtesa e ndalesës në Zllash.
“Dëshmitari 4669 tregon në dëshmitë e tij se ai është rrahur edhe lart, është goditur në shpinë dhe supe, ndërkohë që vetë ZPS ka deklaruar se të burgosurit janë mbajtur në katin e parë të ndërtesë nga njësia e BIA-s, si bazë e kompleksit në Zllash”, deklaroi, mes tjerash, avokati mbrojtës Von Bone.
Tutje ai vuri në dukje se “identifikimi përmes derës, nuk është fakt dallues për të cilën merret si bazë për aktakuzë ndaj Mustafës.”
Gjithashtu edhe dëshmitë e dëshmitarëve 3594, 4669, etj. avokati mbrojtës theksoi se nuk kanë ofruar fakte relevante që provojnë fajësinë e Salih Mustafës.
“Deklaratat e tipit:”Nuk më kujtohet saktë… Ka ndodhur kohë e gjatë…", nuk mund të merren si fakte të rëndësishme për këtë gjykatë”, shtoi avokati Bone.
“Ne, si mbrojtje, dëshirojmë të bëjmë të qartë se sa i përket kësaj çështjeje, nëse pala mbrojtëse mashtrohet, ne duhet të kemi të drejtën që dëshmitari të deklarojë se ku dhe me kë është ndaluar, me kë janë mbajtur të ndaluar”, deklaroi avokati Von Bone.
Më tej, ai shtoi se nëse “dëshmitari 4669 ka parë personin e supozuar të vrarë me 2 individë të panjohur, se ka parë personin e supozuar të vrarë që dëshmitari 3594 nuk ka përmendur këtë çështje, ndërkohë që dëshmitari 1679 ka thënë se 4669 gjatë gjithë kohës ka qenë i parandaluar dhe ka qenë me personin e vdekur."
E, lidhur me këtë avokati mbrojtës, Von Bone shtroi pyetjen: "A mund te jetë e mundur? Dëshmitari W1679 apo 4669 nuk tregojnë të vërtetën. Pra me kë ishte 4669?”
(E plotësuar)Von Bone:Prokuroria nuk ka ofruar fakte që provon fajësinë e Mustafës
Avokati mbrojtës i Salih Mustafës, duke sqaruar nenet e konventës ndërkombëtare të Gjenevës, ku përkufizohen standardet e dhunës, torturës, etj, për të cilat akuzohet Sali Mustafa, theksoi se asnjë nga këto pika të aktakuzës nuk përkojnë me faktet që ka ofruar pala e Prokurorisë të ZPS-së.
Ndërsa sa i përket ndalimit dhe nxitjes për tortura e krime të tilla, avoktai mbrojtës mohoi një gjë të tille, ngase, nuk ka prova që çojnë në ndonjë provë për ndonjë mosveprim nga ana e tij, nuk ka kryer përmes mosveprimit dhe nuk njeh 3 nga 4 individët që janë marrë si dëshmitarë. sht diskuaruart
Derisa gjykon dosjen përfundimtare të ZPS-së Mbrojtja parashtron se nuk ka prova si parashikohet në përkufizimin e torturës, sipas standardet konventës së Gjenevës, pra nuk ekziston prova për këtë qëllim.
“Dëshmitari 1679, i akuzuar si spiun, nuk del asnjë diçka e veçantë si trajotjmë ne, pyetjet ishin të përgjithshme, psh: Kush jeni, pse jeni këtu? Ose: “Më thoni pse jeni këtu?, që tregojnë se nuk ka pasur qëllim të veçantë për ndonjë dhunë”, deklaroi avokati mbrojtës, Von Bone
Ai përmendi edhe dëshmitarët tjerë, të tillë si: 03593, 3954, etj.,”që nga dëshmitë e tyre nuk ishin asgjë, që do të mund të merren si torturë a shtrëngim ndaj tyre, thjeshtë spekulim”.
(E plotësuar) Vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës në Speciale
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovë në Hagë, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Salih Mustafa.
Ndryshe edhe dje në procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, Mbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, ka paraqitur deklaratat përmbyllëse, para trupit gjykues në Hagë.
Avokati mbrojtës i të akuzuarit Salih Mustafa, Julius von Bone, në fillim të deklaratës përmbyllëse, mohon akuzat e prokurorisë.
Ai tha se në këto akuza ndaj klientit të tij flitet edhe për një organizim të BIA-së, të përbërë nga 500 ose 600 pjestarë dhe që një njësit ka vepruar në Zllash, por Von Bone thotë se kjo nuk qëndron.
Po ashtu dje kanë dhënë deklaratat përmbyllëse edhe prokurori i rastit dhe avokatja e viktimave.
Avokatja Anni Pues, gjatë seancës së djeshme tha se, në bazë të dëshmive të shumë deshmitarëve, i akuzuari mban përgjegjësi për ndalim arbitrar, trajtim çnjerëzor, vrasje, torturë dhe, sipas saj, ai duhet të ndëshkohet.
Ndryshe edhe sot seancat fillojnë gjithmonë nga ora 9:30 dhe transmetohen drejtpërdrejtë në RTK.
Aktakuza e ngarkon Mustafën me përgjegjësi penale individuale dhe përgjegjësi penale si epror për krimet e kryera nga disa anëtarë të UÇK-së kundër personave të ndaluar në kompleksin e ndalimit në Zllash, në regjionin Gollak të Kosovës.
Sipas aktakuzës, afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe rreth fundit të prillit 1999, Salih Mustafa dhe disa ushtarë, policë e roja të UÇK-së paten të njëjtin qëllim të përbashkët të marrjes në pyetje dhe keqtrajtimit të të ndaluarve në kompleksin e ndalimit në Zllash.
Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.
Paraqitja e provave në këtë çështje gjyqësore përfundoi më 20 qershor 2022.
Më 21 dhe 22 korrik 2022, Mbrojtja e Mustafës dhe Prokuroria i dorëzuan dosjet e tyre gjyqësore përfundimtare ndërsa dhënia e deklaratave përmbyllëse është paraparë të bëhet në periudhën nga 13 deri më 15 shtator 2022 dhe më 16 shtator si ditë rezervë.























