10:29 / 15.09.2022
Deputetja Doarsa Kica ulet në Kuvend tek Grupi Parlamentar i LDK-së
A.Bela / RTKlive
Deputetja e re e LDK-së, Doarsa Kica, ishte ndër përfaqësuesit e parë të kësaj partie që shkoi sot në Kuvend.
Ajo mbërriti aty bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe shefin e grupit parlamentar të kësaj partie, Arben Gashi.
Po ashtu sot Deputetja e re e LDK-së, Doarsa Kica, pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kalimit në LDK, ka bërë edhe zëvendësimet e saj në komisionet parlamentare.























