11:15 / 15.09.2022
Kuvendi me një minut heshtje për vdekjen e mbretëreshës Elizabeta II
RTKlive
Kuvendi i Kosovës, ka mbajtur një minutë heshtje për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se janë të pikëlluar me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II.
“Të gjithë jemi të pikëlluar me vdekjen e mikes së madhe të Kosovës dhe kombit shqiptar, Mbretëreshës Elizabeta II”, tha ai.























