“Njerëzimi përballë luftës kibernetike”, në emisionin “Voyage”
Kulturë

“Njerëzimi përballë luftës kibernetike”, në emisionin “Voyage”

Shqipe Gashi/RTKlive

Këtë të diel në emisionin “Voyage”, të autorit Korab Lecaj, do të trajtohet tema: “Njerëzimi përballë luftës kibernetike”.

Në emision do të ngritën shumë pyetje që lidhen me rrezikun që sjell lufta kibernetike ndërmjet shteteve të fuqishme.

-Çka është në fakt, lufta kibernetike dhe cilat janë llojet  kësaj lufte?
-A mund lufta kibernetike të shkaktojë luftë konvencionale ndërmjet  fuqive botërore?
-Cilat janë arsyeje dhe motivet për luftën kibernetike ushtarake?
-SI përdoret lufta kibernetike për sabotazh, spiunazh, propagandë, për mohim të shërbimit dhe përçarje ekonomike?
-Sa është e ekspozuar Kosova ndaj luftës kibernetike?


Të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje nga diskutimi me panelin e përbërë me Shkëlzen Sopjani, ish-Inspektor i Përgjithshëm i AKI-së, Blerton Abazi, profesor i Sigurisë Kibernetike si dhe Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë.


MË SHUME NGA Kulturë