Kurti: Norvegjia është partner i rëndësishëm i Kosovës
BKT
Foto: Qeveria e Kosovës
Lajme

Kurti: Norvegjia është partner i rëndësishëm i Kosovës

Emine Hoti/RTKlive

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në këtë takim siç bëhet e ditur nga Qeveria, kryeministri Kurti e ka falënderuar ambasadorin Grondahl për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij, teksa  ka theksuar se Norvegjia është partner i rëndësishëm për Republikën e Kosovës.

 “Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë me ambasadën norvegjeze në Kosovë, që me projektet e nismat e përbashkëta vazhdon të kontribuojë pozitivisht për zhvillimin e vendit dhe rritjen e mirëqenies së popullit tonë”, thuhet në komunikatë. 

Bëhet e ditur se në takim u theksua se prezenca e ambasadës norvegjeze në Kosovë është e rëndësishme për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe thellimin e zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve tona. 

Kryeministri Kurti dhe ambasadori Grondahl biseduan edhe për përkrahjen e mëtejme të Norvegjisë për Republikën e Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme