Kryeqytetet e Ballkanit së bashku në "Javën Evropiane të Lëvizshmërisë"
N. Mekolli /RTKlive
Kryeqytetet dhe komunat e Ballkanit Perëndimor marrinë pjesë në fushatën e “Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2022”.
Kështu u njoftua sot në Konferencën Rajonale të Mediave, për “Javën Evropiane të Lëvizshmërisë 2022”.
Përfaqësuesit e kryeqyteteve dhe komunave nga pesë vende të Ballkanit Perëndimor njoftuan, sot mediat rajonale, për aktivitetet e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (EMW).
Ngjarja u organizua në formë virtuale nga projekti rajonal për Energjinë, Transportin dhe Mbrojtjen e Klimës i cili zbatohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe Bashkimit Evropian.
“Tema e këtij edicioni 'Lidhje më të mira (Better connections)' synon të nxjerrë në pah dhe të nxisë sinergjitë midis njerëzve dhe vendeve që ofrojnë ekspertizën, kreativitetin dhe përkushtimin e tyre për të rritur ndërgjegjësimin për lëvizshmërinë e qëndrueshme dhe promovimin e ndryshimit të sjelljes në favor të lëvizshmërisë aktive, përveç arritjes dhe krijimit të lidhjeve midis grupeve ekzistuese dhe audiencave të reja. (https://mobilityëeek.eu/home/)”, u tha më këtë rast
Folësit kryesorë ishin Juan Caballero, menaxher i fushatës EMW në Bruksel, Klara Danilovic, koordinatore kombëtare e EMW për Serbinë dhe Përfaqësuese e SCTM-së, si dhe përfaqësues nga katër kryeqytete të Ballkanit Perëndimor dhe komuna/institucione shtesë (Prishtinë, Beograd, Sarajevë, Tiranë, Veles dhe Krushevc), thuhet në këtë njoftim.
J”uan Caballero, menaxher i fushatës në Bruksel, dha një pasqyrë të përgjithshme të aktiviteteve në nivel të BE-së: “Slogani i fushatës për vitin 2022 është “Mix and move” dhe këtë vit do të marrin pjesë 2071 qytete dhe qyteza, nga 41 shtete. Java Evropiane e Lëvizshmërisë është fushata kryesore e Komisionit Evropian për rritjen e ndërgjegjësimit mbi lëvizshmërinë e qëndrueshme urbane.
“Kjo fushatë promovon ndryshimin e sjelljes në favor të lëvizshmërisë aktive, transportit publik dhe zgjidhjeve të tjera të pastra dhe inteligjente të transportit. Ngjarjet kryesore zhvillohen nga 16-22 shtator të çdo viti, duke kulmuar në “Ditën pa makina“. Këtë vit, qytetet dhe bashkitë inkurajohen të organizojnë aktivitete, nën temën "Lidhje më të mira", që nxisin sinergjitë midis njerëzve, vendeve, paketave - të tilla si shpërndarja ekologjike e parcelave - politika dhe planifikimi“, u shpreh Caballero.
“Dita pa makina” do të organizohet edhe në Prishtinë, më 22 shtator, ku do të mbyllet një apo më shumë rrugë për qarkullim të veturave ndërsa do të hapen ato për këmbësorë dhe çiklistë. Me këtë rast, këshilltari në Drejtorinë e Shërbimeve Publike të Komunës së Prishtinës, Gent Sejdiu, u shpreh: “Prishtina është qyteti që e duam, me një shoqëri aktive dhe të përgjegjshme, me standarde të larta të jetesës dhe përdorim efikas të burimeve dhe mbrojtje të mjedisit.
Prishtina do të bëhet një qytet “smart” që përmirëson cilësinë e jetës, duke ofruar shërbime të reja, më miqësore dhe më të qasshme për të gjithë banorët vendas apo jo vendas.”
Fushata e Javës Evropiane të Lëvizshmërisë 2022 organizohet në 35 qytete dhe komuna të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë institucionet publike, OJQ-të, akademinë dhe qytetarët. Të gjitha aktivitetet promovojnë transportin publik, çiklizmin, ecjen dhe forma të tjera të lëvizshmërisë së qëndrueshme.























