Armando Broja, mundësia e humbur në Champions
BKT
Sport

Armando Broja, mundësia e humbur në Champions

RTSH

Në raundin e dytë të Champions League, Chelsea nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Salzburg. Një barazim që komplikon ecurinë e londinezëve në Europë.

Në ndeshjen debutuese të trajnerit Potter, londinezët  vuajtën jo pak dhe gjetën golin e avantazhit vetëm në pjesën e dytë me anë të Raheem Sterling. Në minutën e 66-të trajneri Potter aktivizoi Armando Brojën, por një gabim i Thiago Silvës bëri që austriakët të barazonin shifrat.

Në minutat shtesë Broja pati një rast të mirë shënimi, teksa nga brenda zonës gjuajti menjëherë fort, por topi nuk iu bind dhe shkoi pak mbi kuadrat.

Pas këtij barazimi Chelsea mbetet në vendin e fundit me një pikë në dy ndeshje dhe në dy sfidat e radhës do të përballet me Milanin, ku është i dënuar të fitojë për të mos rrezikuar mbetjen jashtë Champions.

Sport Bible e ka vlerësuar sulmuesin kuqezi me notën 6, në përshkrimin për shqiptarin thuhej: “Humbi një shans të mirë për të fituar ndeshjen, Dukej i gjallë kur hyri në lojë, por nuk mund ta përfundonte shansin e tij kur duhej”.