BE dhe EULEX mbështesin funksionimin e IML-së|Video
Valjete Shala/ RTK
Në Institutin e Mjekësisë Ligjore po shënohet progres falë mbështetjes të zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë dhe EULEX-it. Kështu u diskutua në një tryezë ku u fol për arritjet kryesore të institutit të mjekësisë ligjore, funksionimit dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut. Shefi i Zyrës së BE, Thomash Szuyniog, tha se kanë mbështetur Institutin me 3 milionë euro, duke shtuar se ky institucion mund t?i ndihmojë sundimit të ligjit dhe të mundësojnë rrugën për në BE.
Sundimi i ligjit në Kosovë nuk mund të jetë I plotë pa mbështetjen e Institutit të mjekësisë ligjore i cili është një nga komponentët që ndihmon sistemin ligjor të vendit. Kështu u vlerësua në një tryeze diskutimi ku u diskutuan arritjet kryesore të institutit të mjekësisë ligjore, funksionimit dhe rezultatet e deritanishme nga ky Institut.
Në fjalimin e saj Haxhiu tha se falënderon BE-në dhe EULEX-in për mbështetjen.
“Do të bëjmë çdo përpjekje në zhvillimin e IML dhe sundimin dhe fuqizimin e ligjit. Falënderoj BE-në dhe EULEX-in për mbështetjen dhe përmes këtij partneriteti do t’i përmbyllim synimet për këtë institut”, tha Haxhiu.VOX: Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë
“Instituti i Mjekësisë ligjore është një ndër sistemet ligjore që mund të ndihmojë edhe në sundim të ligjit dhe në këtë drejtim dhe do te ndihmoj edhe vendin ne përmirësim ne rrugën drejt BE-se”, ka thënë Tomá Szunyog, përfaqësues special i BE-së.
“Që nga fillimi i mandatit ton, EULEX ka kryer deri sot rreth 700 operacione të ndryshme dhe ka ndihmuar në identifikimin e 332 personave të zhdukur dhe roli ynë nuk kufizohet vetëm këtu”, tha Lars-Gunnar Wigemark, shef i EULEX-it.
Ndërsa drejtoresha e këtij instituti prezantoi strategjinë për zhvillimin e këtij Institucioni.























