Trajneri i Ballkanit: Sonte fitoi ekipi më i mirë
BKT
Sport

Trajneri i Ballkanit: Sonte fitoi ekipi më i mirë

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ilir Daja, trajner i Ballkanit, ka folur pas humbjes nga Slavia Pragë.

Skuadra çekë mundi Ballkanin, me rezultat 3-2, sonte në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Tekniku shqiptar tha se është kënaqur me lojën që treguan të përzgjedhurit e tij, por sipas Dajës, sonte fitojë ekipi më i mirë.

“Sonte fitoi ekipi më i mirë. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Champions League. Ata kanë luajtur mirë me Interin, Barcelonen”, tha Daja.