Tre gjigantët anglez e duan Mbappe-n
BKT
Sport

Tre gjigantët anglez e duan Mbappe-n

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Tre gjigantët e Premier League-s raportohet se synojnë ta blejnë yllin e PSG-së, Kylian Mbappe-n.

Reprezentuesi francez mund të largohet nga kampionët në fuqi të Francës në verën e vitit 2024, pas klubet e fuqishme angleze duan të transferojnë Mbappe-n.

Sipas ‘Marca’ sulmuesi francez është në listën e Manchester Unitedit, Liverpoolit dhe Chelseas.

Mbappe thuhet së në janarin e vitit 2024 do të njoftoj PSG për largimin e tij nga Parisi.

Kujtojmë së Mbappe gjatë verës që lamë prapa, ka qenë i lidhur me transferimin tek gjiganti spanjoll, Real Madrid, por në fund francezi vendosi të rinovojë kontratën me PSG-n.