Osmani e Scholz diskutojnë për shtytjen e liberalizimit të vizave
BKT
Lajme

Osmani e Scholz diskutojnë për shtytjen e liberalizimit të vizave

B. Halimi / RTKlive

Presidentja Vjosa Osmani, sot në Potsdam, ka takuar Kancelarin gjerman, Olaf Scholz, me të cilin ka diskutuar për t’i dhënë shtytje finale procesit të liberalizimit të vizave.

Takimi u zhvillua në kuadër të konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.

Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”, ka shkruar presidentja Osmani në Facebook.

Ajo ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë e cila do të vazhdojë të forcohet.


MË SHUME NGA Lajme