Ekspertët kërkojnë investime për mbrojtje kibernetike|Video
BKT
Lajme

Ekspertët kërkojnë investime për mbrojtje kibernetike|Video

Ahmet Maholli/RTK

Institucionet e Kosovës duhet të rrisin bashkëpunimin dhe të shtojnë kapacitetet për mbrojtje kibernetike. Kështu konsiderojnë ekspertët e sigurisë kibernetike në Kosovë, sipas të cilëve, sulmet që ndodhën ditët e fundit në Postën dhe Telekomin e Kosovës, tregojnë se ato mund të cenojnë edhe sigurinë e vendit.

Sulmet kiberntike ditëve të fundit mund të jenë shumë të rënda, madje mund të cenojnë sigurinë e vendit, apo të vidhen të dhënat e qytetarëve, siç ishte rasti me Shqipërinë, që u vodhën incizime dhe foto të doganave.

Sipas Albion Bikliqit, njohës i sigurisë kibernetike, këto sulme kibernetike të orkestruara,  mund të jenë të dëmshme për sigurinë e gjerë të vendit. Prandaj, ai thotë se shteti duhet të bëjë investime për t’u mbrojtur nga sulmet e tilla.

Edhe njohësi tjetër i sigurisë kibernetike, Tanzer Abazi, vlerëson se sulmet kibernetike ndodhin për shkak të situatave politike dhe gjeopolitike që ndodhin nëpër botë, përderisa në Kosovë kishin për qëllim vetëm në ndaljen e shërbimeve për qytetarët.

Njohësit e Sigurisë Kibernetike, Bikliqi dhe Abazi vlerësojnë se mungojnë investimet në kapacitete humane profesionale dhe pajisjeve që të mbrohen institucionet, sepse ajo çka është parë, sipas tyre, ishte moskoordinim ndërmjet tyre, për t’u bërë ballë sulmeve.

Të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për siguri kibernetike i cili pritet të parandalojë dhe luftojë sulmet kibernetike.

Kronika e mëposhtme sjell detajet:


MË SHUME NGA Lajme