15:55 / 16.09.2022
Sonte në emisionin “Udhëve” ish-polici serb dëshmon për varr të ri masiv
RTKlive
Sonte fillon sezoni i ri i emisionit “Udhëve” në RTK 1. Nga ora 20:20, teleshikuesit do të kenë rastin ta shohin intervistën ekskluzive të ish-pjesëtarit të Policisë së Serbisë, Vladimir Markoviq.
Ai gjatë periudhës së luftës në Kosovë kishte shërbyer në rajonin e Suharekës. Markoviq përveç tjerash në këtë intervistë flet edhe për një lokacion në Serbi, ku dyshon se janë të varrosur deri në 20 trupa të shqiptarëve të vrarë në luftën e fundit.























