Dardan Cena rrëmben medaljen e bronztë në Evropian
BKT
Sport

Dardan Cena rrëmben medaljen e bronztë në Evropian

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Xhudistët kosovar vazhdojnë të shkëlqejnë në garat evropiane.

Xhudisti Dardan Cena është sportisti i radhës që sjell vendin tonë medalje nga ‘tapetet’ evropiane.

Cena ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të juniorëve, që po mbahet në Pragë të Republikës së Çekisë, kategoria -73 kg.

Shpresa jone olimpike 2022, arriti suksesin më të madh në karrierën e tij. Ai fitoi pesë luftëra.