Abdixhiku: Reformat në drejtësi janë të domosdoshme
BKT
Lajme

Abdixhiku: Reformat në drejtësi janë të domosdoshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku gjatë një takimi me Shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë – EULEX, z. Lars – Gunnar Wigemar, kanë folur për aktualitetin politik në vend dhe për sundimin e ligjit.

Kryetari Abdixiku, rikonfirmoi edhe një herë qëndrimin e LDK-së për sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, kryetari Abdixhiku, potencoi faktin se reformat në drejtësi janë të domosdoshme, ku shtoi se ato duhet të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare, me theks të veçantë në harmoni me  rekomandimet e Komisionit të Venecias”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme