Aida Birinxhiku zgjedhet deputete në Parlamentin e Suedisë
Muharrem Miftari/RTKlive
Zgjedhjet Parlamentare dhe lokale janë mbajtur kohë më parë në Suedi, ku kanë garuar 8 parti politike, për 349 vende.
Në kuadër të këtyre zgjedhjeve Parlamentare e lokale kanë garuar edhe disa kandidatë shqiptarë. Ndër kandidatët që deri më tani u është konfirmuar zgjedhja në Parlament, është Aida Birinxhiku, si përfaqësuese nga Hallandi.
Me këtë rast, ajo përmes rrjetit social Facebook, ka falënderuar mbështetësit e saj dhe partinë që ajo përfaqëson tani e tutje në Parlamentin suedez, që, ndonëse kishin pritshmëri që kjo parti të dilte e para, nuk ia dolën, por e rëndësishme është që në Parlamentin suedez do të jetë një shqiptare me origjinë nga Kosova.
“Tani që janë numëruar të gjitha votat, nga zemra dua t’ju falënderoj për besimin për të përfaqësuar Hallandin, si deputete. Mirënjohja ime për mbështetjen tuaj të paçmuar nuk mund të shprehet me fjalë", u shpreh ajo përmes rrjetit social Facebook.























