Dragashi shpenzoi 14 mijë e 500 euro për vizita studimore në Kroaci|Video
Myrvete Axhami - RTK
Megjithëse ka një buxhet të vogël dhe të pamjaftueshëm, komuna e Dragashit ndau rreth 15 mijë euro për një vizitë studimore në Dubrovnik.
Në Këtë vizitë që morën pjesë rreth 25 zyrtarë asamblistë e zyrtarë komunalë, ndërsa shpenzimet u mbuluan nga ndarja buxhetore për mallra dhe shërbime. Për këtë vizitë ka folur edhe vetë kryetari i Komunës.
Komuna e Dragashit këto ditë dërgoi në vizitë studimore një delegacion me asamblistë dhe staf të Kuvendit komunal në Dubrovnik të Kroacisë. Këtë vizitë që kushtoi mbi 14 mijë euro, e konfirmon për RTK-në kryetari i komunës Behxhet Xheladini.
Këtë vijë buxhetore të ndarë nga mallra dhe shërbime e votoi edhe grupi i opozitës.
Ndonëse grupi i kuvendarëve të Vetëvendosjes e ka votuar këtë projekt, ish-asamblisti Laurat Krasniqi thotë se është kundër vendimeve të tilla, në një komunë të varfër siç është Dragashi.
Pak njohuri për këto vizita studimore kanë qytetarët e komunës së Dragashit.
Kjo vizitë e delegacionit nga Dragashi i kushtoi komunës 14 mijë e 500 euro nga 1,063,000.00 euro të rezervuara për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve.
Në këtë vizitë thuhet të jenë përfshirë shpenzimet për viza, sigurimi shëndetësor dhe akomodimi në hotel për 25 zyrtarë.























