De Gea kujton kohën kur kishte zbritur në Manchester United
BKT
Sport

De Gea kujton kohën kur kishte zbritur në Manchester United

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Portieri spanjoll David De Gea duke folur për “BT Sport”, ka kujtuar kohën kur ai i është bashkuar Manchester Unitedit.

‘Gardiani’ i ‘Djajve të Kuq’ thotë se sezoni i tij i parë në ‘Old Trafford’ nuk ka qenë aspak i lehtë. De Gea thotë së tashmë ndihet shumë i lumtur tek United.

“Kur mbërrita këtu të jem i sinqertë ishte vështirë. Sezoni i parë këtu ishte i vështirë”, tha ai.

“Tani 11 vjet më vonë unë ndihem lumtur këtu”, theksoi De Gea.

Spanjolli është titullar i padiskutueshëm në skuadrën e Ten Hag.