Osmani kërkon anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare|Video
BKT
Lajme

Osmani kërkon anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare|Video

Fadil Sertolli/ RTKlive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave ku mori pjesë edhe kancelari Olaf Scholz dhe diplomatë nga e gjithë bota, bëri thirrje për përkrahjen e Kosovës për anëtarësim në organizata rajonale dhe ndërkombëtare.

Po ashtu ajo e konsideroi urgjencë përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Më lejoni të përmend se mungesa e një vendimi të tillë jo vetëm që ka dëmtuar besueshmërinë e BE-së tek populli i Kosovës, por në të njëjtën kohë ka dëmtuar edhe potencialin e popullit të Kosovës”, tha Osmani.

Ajo po ashtu tha se bëhet fjalë për të rinj që nuk mund të vijnë në një konferencë si kjo apo gazetarë që do të donin t'i bashkoheshin konferencës së kësaj teme të rëndësishme, sepse nuk mund të marrin një termin për vizë.

“Në fund të fundit ka të bëjë me ndjenjën e lirisë. Dhe liria qëndron në themelet e Bashkimit Evropian. Por ne duhet të qartësojmë se procesi i liberalizimit të vizave është i ndarë me rrugën e integrimit në BE. Prandaj Kosova do të aplikoj këtë vit për statusin kandidat”, tha e para e vendi Vjosa Osmani.


MË SHUME NGA Lajme