Dëme të shumta nga reshjet e shiut në Rahovec|Video
V.Kosumi/ RTKlive
(E plotësuar) Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar vërshime në Rrafshin e Dukagjinit, e si pasojë, dëmet materiale janë të mëdha.
Këto pamje tregojnë gjendjen në fshatib Ratkoc të Rahovecit, ku uji ka depërtuar në shtëpitë e banimit dhe stallat e bagëtive.
Reshjet kanë qenë aq të dendura, saqë uji ka dalë mbi urë, duke depërtuar në oborre e shtëpi banimi.
Korrespodentja e RTK-së, Myrvete Axhami raporton se niveli i ujit ka rënë paksa, por banorët vazhdojnë të jenë në ankth, pasi meteorologët kanë parashikuar reshje të tjera të dendura të shiut në Rrafshin e Dukagjinit.
Vërshime të mëdha në disa komuna në Kosovë
Blerim Halimi/ RTKlive
Moti i ligë, i cili ka përfshirë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë që në shumë komuna të ketë vërshime.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të rajonit të Gjakovës dhe Rahovecit.
Këtë për RTK-në e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës. Ata thonë se në shumë pjesë të këtij qyteti ka vërshime të mëdha, teksa raportohet që ka edhe dëme materiale.
E përmbytje nga shiu ka pasur edhe në disa komuna tjera. Këtë e kanë bërë të ditur qytetarët të cilët nëpër rrjete sociale kanë publikuar pamje se si shiu u ka depërtuar edhe nëpër shtëpi.























