Haradinaj reagon pas vërshimeve në Gjakovë e Rahovec
BKT
Lajme

Haradinaj reagon pas vërshimeve në Gjakovë e Rahovec

B. Halimi / RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar pas gjendjes së krijuar në Gjakovë dhe Rahovec si pasojë e reshjeve të shiut, me ç’rast janë shkaktuar dëme nga vërshimet dhe përmbytjet.

Haradinaj ka theksuar se dëmet kanë përfshirë shtëpi banimi, ekonomi familjare, biznese, hapësira e objekte publike dhe toka bujqësore.

“Jemi në përkrahje të kryetarëve të komunave Ardian Gjini dhe Smajl Latifi si dhe shtabeve emergjente të komunave Gjakovë e Rahovec, në përpjekjet e tyre që të jenë pranë qytetarëve të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ai po ashtu ka kërkuar intervenim emergjent nga institucionet qendrore në Prishtinë dhe përkrahje direkte për mbulimin e dëmeve të shkaktuara.


MË SHUME NGA Lajme