Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeta II
BKT
Foto/ Zyra e presidencës
Lajme

Osmani do të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeta II

Muharrem Miftari/ RTKlive

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, janë ftuar krahas homologëve nga vende të ndryshme të botës, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Mbretëreshës Elizabeta II.

Të dielën ata janë ftuar të marrin pjesë në pritjen e organizuar nga Mbreti Charles III për krerë shtetesh dhe bashkëshortët e tyre nga mbarë bota, të cilët do të jenë prezentë në varrimin e Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar, Elizabeta II, e cila  ndërroi jetë më 8 shtator.

Të hënën, ndërkaq, do të jenë prezentë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeta II, e më pas, në pritjen e organizuar nga Sekretari për Punë të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly.

Gjatë qëndrimit në Londër, presidentja Osmani do të takohet edhe me kryetarin  e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Britanik, Sir Lindsay Hoyle.

"Në mesazhin e saj ngushëllues për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II,  Presidentja Osmani e ka cilësuar monarken më jetëgjatë në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, frymëzim për brezat që vijnë dhe në të njëjtën kohë duke ngushëlluar popullin e Mbretërisë së Bashkuar, ka potencuar se ai i ka ardhur në ndihmë Kosovës në ditët më të errëta", thuhet në komunikatën e presidencës së Kosovës.


MË SHUME NGA Lajme