Promovohen veprat `Ma shkretnuen zemrën` dhe `Fjalë të Malësisë së Madhe`
Foto RTK
Kulturë

Promovohen veprat `Ma shkretnuen zemrën` dhe `Fjalë të Malësisë së Madhe`

Qendresa Duraku/ RTK

Në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" u promovuan dy libra të shkrimtarit Lulash Palushaj. Veprat e tij u vlerësuan lart nga audienca, pasi pasqyrojnë ngjarje historike të kombit shqiptar. Palushaj, i lindur në Malësi të Madhe, prej kohësh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për veprat e autorin foli kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Shyqyri Galica, i cili tha se Palushaj, duke trashëguar traditat atdhetare të të parëve, tërë jetë ia kushtoi edukimit të brezave dhe cështjes kombëtare.

"Libri publicistik me elemente dokumentare dhe historike "Ma shkretnuen zemrën" është vepra e parafundit i autorit i cili ka gjetur rastin të artikuloj pikëpamjet e tij për historin e kombit pothuajse në të gjitha rrjedhat vertikale e horizontale deri në ditët e sotme", tha ai.

Autori Palushaj, i lindur në Malësi të Madhe, prej kohësh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ç?rast ka të botuar një varg veprash letrare dhe shkencore. Lulash Palushaj është i nderuar me dekoratën "Kalorës i urdhrit të Skënderbeut" nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.


MË SHUME NGA Kulturë